Subscribe

Nevzat Tarelli, avokati mbrojtes i pedagogut Alket Dino, ka reaguar me një deklarate për mediat pas arrestimit të klientit të tij.

 

Avokati sqaroi se Dino u arrestua mbrëme për shkak të një hetimi të filluar nga SPAK.

 

Dje është finalizuar kryerja e veprimeve simuluese nëpërmjet një agjenti të infiltruar. Bëhet fjalë për një student i cili ka pasur një provim të mbetur. Prokuroria  ka kryer veprime të simuluara me Xhevahir Dervishin nëpernjet agjentit të infiltruar. Në momentin e arrestimit Dino nuk ka pasur asnjë prej kartmomedhave që u përdoren për veprimin simulues. Një pjesë e lekëve janë gjetur tek Dervishi, një pjesë nuk janë gjendur. Dino është në pozita mohuese.

 

Avokati pranoi se pedagogu Dino është takuar me të arrestuarin tjetër Xhevi Dervishi por kurrsesi për cështje që lidhen me punën e pedagogit por për një shtëpi me qira pasi Dervishi drejton një agjenci imobiliare.

 

 

Është e vertete që ka pasur kontakt me të arrestuarin tjetër, por takimi ka qënë për shkak të interesit të pedagogut për një shtepi me qera, pasi Dervishi është pronar i nje agjencie imobiliare.Alket Dino është  pozicionuar qarte qe nuk ka lidhje me rastin korruptiv,qe ka te beje me nje student që pretendon që ka paguar për një provim me Alket Dinon 500 euro.Gjatë kontrollit fizik profesorit nuk i është gjetur asnjë kartmonedhe euro.Një pjesë e eurove janë gjetur në portofolin e Xhevi Dervishit. Rezultatet e provimit jane mbyllur para një jave dhe nuk ka asnje mundesi qe pedagogu te nderhynte ne sistem per te ndryshuar noten.

 

 

Mësohet se pedagogu është mbajtur për një muaj në përgjim, kohë kur është regjistruar procedimi penal nga SPAK dhe mbrëmë është bërë arrestimi në flagrancë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *