Subscribe

5 qytetarë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa 123 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID, nga 474 testime të kryera.

Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetare nga Shkodra; një 47-vjeçare, një 51-vjeçare, një 72-vjeçare, me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Kanë humbur jetën edhe 2 qytetarë nga Tirana; një 65-vjeçar pa sëmundje të tjera dhe një 70-vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se këtë të diel janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve gjithsej në 3018 pacientë.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 120 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

“2335 raste aktive rezultojnë në të gjithë vendin dhe po ndiqen nga mjekët e familjes.”

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1285

Durrës                  291

Shkodër               215

Fier                        95

Vlorë                    93

Lezhë                    79

Korçë                    75

Kukës                    68

Elbasan                 52

Berat                     29

Dibër                     28

Gjirokastër         25

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *