Ish-deputetja Klajda Gjosha e konsideroi objektivin e LSI-së për të rritur buxhetin për arsimin në nivelin 5%, plotësisht të realizueshëm.

Në një lidhje direkte në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, teksa fliste mbi fushatën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gjosha theksoi se 5 prioritetet e programit politik të kësaj force janë të panegociueshme.

“Unë mendoj që LSI sot është e vetmja parti që ka filluar të mendojë për programin, duke u bazuar se si mund të rritet buxheti. Pika kryesore është rimbursimi me 5 për qind të të gjitha faturave që qytetarët  harxhojnë më muaj. Këtë e bëjmë përmes kartës së solidaritetit dhe bashkëpunimit të shtetit, biznesit dhe qytetarit. Është një rimbursim mujor, të ardhura mujore që shtohen në buxhetet e tyre.  Në cilindo diskutim, pikat e programit të LSI-së janë të panegociueshme. Është koha që politika shqiptare të mbajë një premtim. Është plotësisht e realizueshme. Të gjitha pikat e programit tonë janë të prekshme dhe të llogaritura deri në hollësitë më të vogla, në mënyrë që nesër të jenë të implementueshme.  Kjo është një garë. Partitë dalin me programin e tyre, ne jemi bashkë. Pasi të përfundojmë këtë garë, do të ketë edhe tryeza, ku do të bëjmë bashkë programin qeverisës. Kemi disa pika ku kemi rëndë dakord, kjo është pikërisht taksa e sheshtë dhe taksa e biznesit VIP. Për LSI-në, 4 pikat e tjera do të jenë të panegociueshme. Janë disa pika, të cilat nuk mund t’u thuhet JO.”

E pyetur se si e sheh fushatën e socialistëve dhe premtimet e kryeministrit Edi Rama, ish-deputetja tha se rilindasit po ushtrojnë presion të madh mbi zgjedhësit.

“Vijoj ta shoh një fushatë mes tepsisë dhe timonit. Ka një presion shumë të madh tek zgjedhësit. Pra, është shumë e dhunshme si fushatë, psikologjikisht. Tregon edhe faktin sa frikë ka sot “Rilindja” për humbjen e pushtetit; e shoh një fushatë që më shumë në terren shikon drejtorë që mundohen t’u imponohen qytetarëve nëpërmjet pushtetit, sesa nëpërmjet ideve dhe alternativave.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *