Rreth 5 mije masa administrative janë vendosur nga data 18 prill deri në 2 maj për shkelje të ndryshme që lidhen masat e veçanta ndaj parandalimit të virusit Covid 19.

468 shofere kanë shkelur urdhrin e ndalim-qarkullimit dhe  janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim te mjetit. Rreth 700 gjoba janë vendosur  ndaj shofereve që kanë qarkulluar me më shumë se një pasagjer në automjet.

3600  persona janë ndëshkuar me nga 10.000 lekë, pasi janë konstatuar duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta jashtë fashave orare të lejuara. 

Nderkohe, 7 persona qe kishin thyer karantinen u gjobiten me 700 mije lekë.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë konstatuar 69 lokale të hapura, pronaret e te cileve jane gjobitur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *