Të paktën 49 besimtarë myslimanë kanë gjetur vdekjen në një atentat në qytetin Christchurch dhe mbi 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasoje e nje sulmi terrorist ne Zelanden e Re.

Sipas burimeve të policisë, autorët e masakrës janë një skuadër e formuar nga 4 persona, mes tyre edhe një grua. Autoritetet bënë të ditur se agresorët janë arrestuar, ndërkohë që disa të tjerë janë nën hetim..

Plani ka qenë i mirë studiuar, pasi sulmi është transmetuar për 17 minuta live në rrjetet sociale. Disa orë më parë agresorët publikuan edhe një manifest prej 87 faqesh ku flitej kundër myslimanëve.

Pamjet janë shokuese: autori I masakrës është identifikuar si Brenton Tarrant 28-vjeç shtetas Australian.

Ai kishte instaluar një kamera qe tregon momentin kur zbret nga një makinë, merr nga bagazhi një kallashnikov dhe drejtohet drejt xhamisë, duke zbrazuar pa pushim armën dhe duke vrarë kë i del përpara.

Sipas dëshmitarëve sulmuesi vuri në shënjestër fillimisht dhomën e lutjeve të meshkujve në xhami, pastaj u zhvendos në dhomën e grave. Të pranishëm në momentin e faljes së të premtes besohet se ishin mbi 400 besimtarë.

Në pamjet që kanë transmetuar duken karikatorët e armëve ku janë të shkruar emrat e atyre që kanë kryer sulme ndaj myslimanëve, si dhe referime historike betejash, kryesisht në Mal të Zi, si për shembull beteja e Fundinës në 1876 kundër osmaneve.

Brenton Tarrant kishte të shkruar emrat e Marko Popovic dhe Stefan Lazar, emrat e Dukës së Malit të Zi dhe princit serb, i njohur si ‘Car Llazari’I cili vdiq në luftë me turqit në Fushë-Kosovë.

Muzika në sfond në makinë përpara sulmit ishin në gjuhën serbe.

Sipas mediave ndërkombëtare Kënga serbe I referohet kasapit të bosnjes Radovan Karaxhic, ku thuhet: “ Ujqërit po vijnë në Krajinë, fashistë kini kujdes, Karaxhici ju drejton ju serbët, nuk kanë frikë nga askush”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *