Subscribe

Një ditë para se komisionet parlamentare të miratojne përfundimisht ndryshimet kushtetutese në lidhje me sistemin zgjedhor, lideri i opozites Lulzim Basha ka përcjelle mesazhin se duhet luftuar për të mbrojtur lirine. Basha ka perzgjedhur nje shprehje te presidentit amerikan Ronald Regan, për të dhënë alarmin se liria është gjithnjë në rrezik.

 “Liria nuk është kurrë më shumë se një brez larg zhdukjes. Ne nuk ua kaluam atë fëmijëve tanë përmes gjakut. Duhet luftuar dhe mbrojtur”.

Apeli i kryetarit te demokrateve vjen ne momentin që mazhoranca dhe opozita palamentare kane vendosur te hapin listat e kandidateve per deputet dhe te heqin koalicionet parazgjedhore.

Basha eshte pozicionuar kunder ketyre nderhyrjeve ne kushtetute, duke e bere te qarte se keto veprime hedhin ne ere marreveshjen e 5 qershorit.

Por pavaresisht qendrimit te opozites neser komisioni I ligjeve dhe keshilli I legjislacionit do te miratojne nen per nen e ne teresi  ndryshimet kushtetuese qe lidhen me sistemin zgjedhor. Mesohet se mes 3 elementeve; hapja e listave, ndalimi I koalicioneve parazgjedhore dhe pragu electoral; I vetmi qe do te ndryshoje eshte pragu I cili pritet te ulet nga 5 ne 3%. Nderkohe qe ndryshimet kushtetuese pritet te pasohen me nderhyrje ne kod per te mbrojtur kuoten e perfaqesimit te grave, nje shqetesim i partise socialiste e cila ka kembengulur qe te garantohet futja e zonjave ne parlament.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *