Robert Berisha është përfolur shumë herë për deklaratat e tij të sinqerta që ka bërë ne intervista të ndryshme.

Së fundmi duke folur për projektet moderne dhe tekstet që janë përfolur së shumti në këtë periudhë, këngëtari ka thënë se këta këngëtarë paguhen 15 mijë euro për një performancë të bërë playback.

Gjithashtu Roberti ka ngritur shqetësimin se klipet e tyre nuk duhen shikuar nga fëmijët  pasi pamjet janë tepër të ekzagjeruara.

“Këta këngëtarë paguhen 15 mijë euro për 20 minuta performancë playback edhe këta janë në gjendje të arrijnë gjithçka të fitojnë konkurrencën. Unë ta garantoj se tani është pandemi dhe nuk ka koncerte, sa të kaloj kjo pandemi në Evropë e në koncertet në Shqipëri ky këngëtar do ketë dy mijë persona jashtë diskotekës duke pritur në radhë për të hyrë brenda për ta dëgjuar edhe playback”, ka thënë ai.

“Është keqardhje kjo, por ndoshta është mirë që në YouTube që t’i ndërpresin këto të mos i shohin fëmijët”, ka thënë mes tjerash Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *