Vllaznia ka konfirmuar një tjetër blerje në merkaton e dimrit. Këtë të premte është firmosur kontrata me futbollistin maqedonas Simeon Hristov.
Lojtari në fjalë luan në pozicionin e sulmuesit dhe me marrjen e tij, drejtuesit e klubit kanë plotësuar një nga kërkesat e stafit teknik për përforcime në repartin ofensiv.
Klubi dhe futbollisti Simeon Hristov kanë firmosur sëbashku për një periudhë njëvjeçare.