Parandohet një ngjarje kriminale në kryqytet. Policia e Tiranës ka arrestuar një 43-vjeçar, pasi akuzohet se ka kanosur me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij.

 

Në pranga përfundoi shtetasi me iniciale A.M.

 

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, pas njoftimit të marrë se në Sauk, në ambientet e banesës, shtetasi A. M., po kanoste me armë zjarri ish-gruan  kanë shkuar në adresën e dhënë dhe arrestuan autorin.

 

Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *