Subscribe

Kryeprokurorja e përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, me anë të një udhëzimi, ngarkon Prokuroren e Krimeve të Rënda, Donika Prelën që të nisë zbatimin e regjimin 41 Bis në burgjet shqiptare.

 

Por, ndonëse ligji parashikon se ky regjim mund të funksionojë vetëm me ngritjen e SPAK, pasi drejtuesi i këtij institucioni do të bëjë kërkesën e arsyetuar, Arta Marku vendosi që kompetenca ti kaloje krimeve të rënda.

 

Në udhëzimin thuhet se me krijimin e SPAK, me anë të transferimit të gjitha aktet do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme.

 

Sistemi 41 Bis, sipas modelit italian parashikon që në izolim të futen të gjithë ata persona për të cilët dyshohet se kanë mbajtur lidhje me persona edhe jashtë burgut duke vijuar aktivitetin kriminal. Bisedat dhe takimet që ata do të kryejnë, do të jenë të reduktuara dhe të regjistruara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *