Subscribe

Kriza e pandemisë pritet të reduktojnë ndjeshëm paratë në xhepat e shqiptarëve.

 

Referuar të dhënave nga fondi monetar ndërkombëtar, sipas të cilit ekonomia këtë vit do të bjerë me 7.5%, efekti negativ në të ardhurat për qytetarët, do te jete me 400 dollarë.

 

Institucioni financiar ndërkombëtar ka rifreskuar të ardhurat për frymë për të gjithë vendet anëtare, ku rezulton se në rajon, Shqipëria dhe Kosova  janë shtetet më të varfra.

 

Të ardhurat për frymë të shqiptarëve, këtë vit do të jenë 4900 dollarë, nga 5300 që llogariteshin në vitin 2019.

 

Tkurrja e të ardhurave për frymë lidhet me krizën që po përjeton ekonomia pas pandemisë, sidomos tek bizneset e vogla që përbëjnë 80% të aktivitetit ekonomik në vend që dhe përfaqësojnë ekonomitë familjare.

 

Kjo tkurrje lidhet edhe me performancën e dobët të sektorit të turizmit, i cili këtë vit ishte në kushtet e mbijetesës. Pas Shqipërisë, edhe Mali i Zi rezulton me rënien më të lartë në rajon, të të ardhurave për frymë.

 

Pak kohë më parë, edhe Banka Botërore paralajmëroi se niveli i varfërisë në Shqipëri pritet të rritet me pesë pikë përqindje dukë bërë që rreth 40% e popullsisë të jetojë me më pak se 5,5 dollarë në ditë.

 

Por, situata mbetet ende shqetësuese pasi pandemia vijon të prodhojë efekte negative në ekonomi, dhe e ardhmja mbetet e mbushur plot me pasiguri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *