Subscribe

Guardia di Finanza dha informacion zyrtar për ngarkesën me kokainë të kapur të hënën gjatë një operacioni policor të përbashkët mes Italisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

 

Droga u pikas nga autoritetet italiane dhe u lejua të udhëtonte brenda kamionit me mish pule që vinte nga Brazili, pasi u bë koordinimidhe u shpërnda informacioni me autoritetet shqiptare dhe ato kosovare.

 

“Ngarkesa e paligjshme u identifikua nga zyrtarë të Agjencisë Doganore të “Gioia Tauro” përmes skanimit me rreze X, kryer me pajisje të sofistikuara në portin e “Gioia Tauro”, të një kontenieri transit nga porti i Santos (Brazil). Ngarkesa ishte drejtuar në një kompani me seli në (Kosovë). Për të identifikuar autorët e trafikut masiv të paligjshëm, Prokuroria e Kalabrisë lajmëroi autoritetet kosovare dhe shqiptare që ta mbanin nën vëzhgim. Në fund të operacionit ndërkombëtar antidrogë, Guardia di Finanza, policia shqiptare dhe kosovare, pasi ndoqën kontejnerin gjatë gjithë udhëtimit, sekuestruan 400 kg kokainë, të fshehur në kuti me mish pule. 25 persona, duke përfshirë punëtorë, punonjës dhe shoferë të ndërmarrjes së lartpërmendur, iu nënshtruan arrestimit policor, duke përfshirë 7 nën arrest për trafik ndërkombëtar droge”, thuhet në njoftimin e Guardia di Finanza.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *