Një tjetër personel arsimor ka humbur jetën për shkak të pasojave që I ka dhënë në shendet, infektimi me Covid-19.

Mësuesja nga Fieri Violeta Licaj ishte shtruar prej disa ditesh në spital por nuk mundi dot të fitoje betejen me Covid-19.

Lajmi fillimisht u dha nga kolegët e saj të shkollës “Liri Gero”, të cilët i kanë bërë dhe një mesazh lamtumire.

 

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges më të dashur, mësueses së përkushtuar, mikes tonë Violeta Liçaj. Sa dhimbje, sa trishtim ndjejmë të gjithë! Lamtumirë e mira, e dhimsur, e shtrenjta jonë Leta!Ti i’u përkushtove arsimit, modeli më i mirë i mësuesisë dhe edukatore e nxënësve për 40 breza me radhë. Viti i fundit i arsimimit të nxënësve të ndau përgjithmonë nga kjo jetë, thuhet në mesazhin e ngushëllimit per kolegen e ndare nga jeta.

 

Më pas një mesazh ngushëllimi shpërndau edhe Ministrja e Arsimit Evis Kushi.

 

 Është shumë e trishtë për mua që sërish të jap mesazhin e ngushëllimit për një tjetër jetë mësueseje. Mësuesja e vyer Violeta nga Fieri, një prind model dhe mësuese e përkushtuar prej 40 vjetësh, la pas dhimbje të thellë për të gjithë, për familjen e saj, kolegët dhe nxënësit saj. Një hidhërim ky që duhet të na bëjë më të fortë, më të vëmendshëm dhe të kujdesshëm në zbatimin rigoroz të çdo mase të domosdoshme për ta luftuar këtë virus të pabesë.Ngushëllime të përzemërta për familjen dhe gjithë të njohurit e zysh Violetës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *