Banorët e Matit përjetuan momente tmerri për shkak të një 40-vjeçari, që qëllonte me armë në oborrin e banesës së tij.

 

Qytetarët, në panik, njoftuan policinë, që neutralizoi dhe arrestoi 40-vjeçarin me inicialet B. K..

 

Në ambientet e jashtme të shtëpisë së tij, ai qëlloi me pushkë në ajër, duke rrezikuar jetën e banorëve dhe kalimtarëve të rastit.

 

Gjatë operacionit, policia sekuestroi pushkën, një sasi municioni luftarak dhe katër pako me lëndë plasëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *