Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayışman, u bënë prindër për herë të dytë pak javë më parë. Çifti mirëpriti në jetë një vajzë, të cilën e quajtën Alina, madje ndryshe nga rasti i Efehanit, ata e zgjodhën emrin e vogëlushes që në krye të herës dhe nuk ua mbajtën fshehur as gazetarëve e as ndjekësve në Instagram.

 

 

Dy prindërit e rinj janë kujdesur që të ruajnë privatësinë e vogëlushes së tyre, por ditën e sotme, mami Almeda nuk rezistoi dot dhe publikoi imazhin e plotë të së bijës e cila sot mbush 40 ditë. Jo një, por dy foto ku shfaqet familja e plotë.

 

 

Nuk e dimë nëse Almeda beson në bestytni, duke e lidhur numrin 40 me ditët e lehonisë, apo është zgjedhje e rastësishme që publikoi foton pikërish sot, por të katër së bashku na kënaqën sytë. / Living

Leave a Reply

Your email address will not be published.