Shënohet viktima e katërt nga koronavirusi në Greqi. Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për një 53-vjeçar që ishte i shtruar në spital në Selanik.

 

Kujtojmë që të shtunën humbën jetën dy pacientë të tjerë, një 67-vjeçar në Spitalin e Përgjithshëm të Zakynthos dhe një 90-vjeçar në Spitalin e Përgjithshëm Ptolemais. Deri tani janë 220 të infektuar në shtetin grek, nga të cilët 57 persona janë shtruar në spital.

 

 

22 nga rastet e reja kanë të bëjnë me transmetimin e mundshëm brenda vendit, pasi ata nuk kanë histori udhëtimi në vendet e prekura.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *