Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona gjatë protestës që u zhvillua mbrëmjen e së dielës për vrasjen e Klodian Rashës.

Sipas njoftimit, 46 qytetarë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Policia shton se gjatë protestës së pestë, ka mbetur i lënduar një efektiv policie, i cili u godit me sende të forta nga protestuesit.

Ndërkohë sot Gjykata e Tiranës pritet të japë masat e për qytetarët që u arrestuan në flagrancë gjatë këtyre 5 ditëve që janë zhvilluar protestat.

Policia shton se po punohet për identifikimin e të tjerëve qytetarë, të cilët kanë shkaktuar trazira gjatë këtyre ditëve, duke shkatërruar pronën publike dhe duke qëlluar policinë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *