Subscribe

Janë identifikuar 4 raste të reja me koronavirus në Devoll, mes te cileve nje mjeke. Pas rastit pritet te vetizolohet i gjithe personeli i qendres shendetesore te Miras aty ku punon mjekja nga fshati Baban.

Burime zyrtare thane se te gjithe jane pjestare te nje familje nga fshati Baban, pak kilometra larg nga qyteti i Bilishtit. Te kater rastet e fundit kane lidhje familjare me rastin e nje dite me pare ne kete fshat.

Te njejtat burime thane se dite me pare ka pasur nje varrim ne kete fshat aty ku mendohet ta kene marrë Covid pasi ne ceremonine mortore kane marre pjese shume te ardhur nga qytete te ndryshme te vendit vendit, madje edhe nga Greqia.

Mjeket epidemiologe te Njesise Vendore te Kujdesit Shendetesor Devoll jane duke ndjekur personat e tjere qe mendohet te jene pjese e kontakteve me pese personat te infektuar tashme ne fshatin Baban me qellim shkeputjen e transmetimit te zinxhirit te persona te tjere ne kete fshat, por dhe tek te tjere qe mendohet te kene pasur kontakte ne vecanti me mjeken qe gjate ketyre diteve ka vijuar normalisht punen e saj ne qendren shendetesore ne fshatin Miras.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *