4 qytetarë kanë humbur jetën, ndërsa janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 641 raste të reja, nga 3530 testime të kryera.

 

Nuk e kanë fituar dot betejën me virusin 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 52-80 vjeç.

 

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 182 raste në Tiranë, 50 raste në Durrës, 38 raste në Vlorë, 35 raste në Shkodër, 29 raste në Kavajë dhe Lushnje, 24 raste në Fier, 22 raste në Lezhë, 20 raste në Korçë, 19 raste në Elbasan, 18 raste në Berat, 14 raste në Mat, 13 raste në Krujë, 12 raste në Kamëz, 10 raste në Librazhd, 9 raste në Tropojë, 8 raste në Pogradec dhe Sarandë, 7 raste në Kukës, 6 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Kuçovë, Vorë, 5 raste në Gramsh, Shijak, Cerrik, Poliçan, 4 raste në Delvinë dhe Peqin, 3 raste në Vau i Dejës, 2 raste në Pukë, Mirditë, Rrogozhinë, Mallakastër, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Divjakë, Belsh, Prrenjas, Memaliaj, Maliq, Patos, Dropull, Këlcyrë, 1 rast në Has, Përmet, Tepelenë, Malësi e Madhe, Skrapar.”

 

Ndërkohë, janë shëruar 379 qytetarë, duke e çuar numrin e të rikuperuarve në 39,625 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 280 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë   14827

Fier        1893

Shkodër   1407

Durrës  1447

Lezhë    1030

Vlorë     1019

Korçë                    909

Elbasan  1002

Berat     826

Dibër     538

Gjirokastër 465

Kukës    382

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *