4 qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë identifikuar 168 raste të reja pozitive me koronavirus, nga 943 testime të kryera. Nuk e kanë fituar dot betejën me virusin një 64-vjeçar nga Shkodra, dy 67-vjeçarë, një nga Elbasani dhe një nga Tropoja dhe një 68-vjeçar nga Kuçova.

 

“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 65 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 14 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Krujë, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Tropojë, 4 raste në Shijak, 3 raste në Devoll, Lezhë, Gramsh, 2 raste në Vlorë dhe Klos, 1 rast në Fier, Kurbin, Kamëz, Fush- Arrëz, Dibër, Kuçovë, Maliq.”

 

 

Ministria e Shëndetësisë raportoi se këtë të diel janë shëruar 94 qytetarë, duke e çuar në 9500 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

 

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 246 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   2854

Durrës      576

Shkodër   410

Korçë    289

Lezhë        272

Elbasan       218

Fier                 244

Vlorë     196

Kukës        150

Berat      135

Dibër     78

Gjirokastër   57

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *