Nga përplasjet në protestat e dhunshme që kanë shpërthyer në SHBA kundër racizmit, 4 oficerë police kanë mbetur të plagosur mbërmjen e së hënës. Ata janë qëlluar më armë zjarri gjatë një proteste të zhvilluar në St.Louis.

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikur për jetën. Autoritetet kanë nisur një hetim për identifikimin dhe gjetjen e autorëve që qëlluan në drejtim të policëve.

Trazirat në SHBA janë shkaktuar si pasojë e vdekjes së George Floyd, 46-vjeçari afro-amerikan që vdiq në 25 maj nga dhuna e ushtruar e policëve. Autopsia private për vdekjen e tij tregoi se Floyd kishte humbur jetën si pasojë e asfiksisë.

Ai u arrestua sepse kishte hyrë në një supermarket dhe kishte paguar me një kartëmonedhë 20 dollarshe të dyshuar si të falsifikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *