Policia e Shtetit ka arrestuar deri tani dhjetëra persona, ndërsa ka shpallur në kërkim dy shtetas të tjerë për ngjarjen tragjike në Velipojë.

 

Të ndaluarit po merren në pyetje, pasi dyshohet se mund të kenë dijeni rreth konfliktit që përfundoi me katër viktima dhe dy të plagosur.

 

Policia ka sekuestruar vetëm një pistoletë deri më tani, ndërsa po këqyren kamerat e sigurisë.

 

Pas konfliktit që nisi për hapësirat në plazh, mbetën të vrarë Kujtim Ferracaku, Edmond Gocaj, Xhovan Gocaj, si dhe Myzerim Zenel.

 

Po ashtu, u plagos nipi i tij Ferracakut, Elmilind Dyli, 17 vjeç, si dhe Hasan Ferracaku, vëllai i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *