Këtë të dielë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit është zhvilluar seanca e vlerësimit të masës se arrestit për shtetasit Gëzim Balla dhe Gazmir Harremi, të cilët u arrestuan së bashku me Haziz Musai, Xhulio Musai, Danjel Xhelilaj dhe Endri Karaj gjatë operacionit policor të koduar “Kështjella”.

Masa e arrestit të tyre është vlerësuar e ligjshme dhe prokurori i çështjes Neritan Hoxha i ka kërkuar Gjykatës caktimin e masës “Arrest me burg” për Gazmir Harremin dhe Gëzim Ballën si pjestarë të grupit. Në keto kushte gjyqtari Tomorr Kullolli ka lënë në fuqi kërkesën e prokurorit. Ndërsa 4 personat e tjere u lanë më herët të lirë, pasi ndalimi i tyre u konsiderua i gabuar pasi nuk kishin lidhjen me ngjarjen . Ata mendohet se kanë qenë rastësorë në momentin e ndalimit pranë një pike karburanti.

 

Gjatë operacionit “Kështjella” u sekuestruan 4 kilogramë e 215 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe një sasi kanabisi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *