Mes 174 të infektuarve me koronavirus në Shqipëri ka edhe fëmijë. Shefja e Epidemiologjisë, Eugena Tomini konfirmoi për mediat se janë regjistruar katër fëmijë pozitivë.

 

“Nga të prekurit, rezultojnë 4 raste pozitive të moshës pediatrike, kontakte të rasteve pozitive, janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore.”

 

Ndërkohë, 73 prej të prekurve janë të shtruar, ndërsa tre prej tyre janë në terapi intensive.

 

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste jane ne terapi itensive 2 jane te intubuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.”

 

Kujtojmë që në orët e vona të së mërkurës u shënua viktima e gjashtë pasi humbi jetën një 71-vjeçare nga Tirana që vuante edhe nga hipertensioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *