Arrestohet  në Durrës një 39-vjeçar i dënuar më parë në Itali dhe Shqipëri, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

 

Shtetasi me iniciale P. A., 39 vjeç, banues në qytetin bregdetar u kap në flagrancë në lagjen nr. 13, Plazh.

 

Gjatë kontrollit fizik në një çantë dore, 39 vjecarit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 doza me lëndë narkotike e dyshuar si kokainë, një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe një aparat celular.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *