Subscribe

Papunësia ka arrritur shifra rekord këtë periudhë pandemie. Vetëm biznesi i madh gjatë dy mujave mars–prill ka hequr nga skema e sigurimeve shoqërore 38 mijë të punësuar.

Deklarata është bërë nga drejtorja e Tatimeve Delina Ibrahimaj, gjatë emisionit “E-Zonë” të gazetares Rajmonda Lajthia, në “Vizion Plus”.

Sipas kreut të Tatimeve, kjo situatë pritet të përmirësohet në përiudhën në vijim, pasi ekonomia është rihapur dhe aktiviteti po i rikthehet normalitetit.

Sa i përket shifrave të të papunëve në biznesin e vogël, Ibrahimaj tha se kjo kategori raporton një herë në tre muaj, ndaj dhe situata pritet të qartësohet me shifra në muajin qershor.

Por sipas saj, paga e luftës prej 26 mijë lekësh për të punësuarit tek biznesi i vogël pritet të japë ndikim në mos largimin e tyre nga vendet e punës, pasi paketa e parë këtë ka si qëllim.

Por shifrat flasin se deri më tani janë rreth 90 mijë individë që nuk kanë përfituar ndihmë financiare nga dy paketat e qeverisë, duke bërë që mijëra familje të jenë në vështirësi financiare për jetesën mujore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *