Rritet akoma më shumë numri i emigrantëve shqiptarë që kthehen në vendin tonë në këtë situatë të pazakontë shkaktuar nga COVID19.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, sikundër bëjnë me dije burime pranë drejtorisë së kufirit dhe migracionit kanë hyrë në tokën tonë 37 shtetas shqiptarë.

Të njëjtat burime tregojnë se 20 shtetas kanë hyrë nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës që lidh Shqipërinë me Greqinë dhe 17 të tjetër nga Qafë Thana si pikë kufitare lidhëse të Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut.

Kthimet e këtyre shtetasve e çojnë numrin e përgjithshëm të shqiptarëve të kthyer gjatë kësaj kohe në 197. Të njëjtat burime tregojë ne 37 shtetasit që kanë hyrë në vendin tonë në këto 24 orë janë akomoduar në hotelin e katërt që shërben si pikë karantinimi dhe që ndodhet në Pogradec, teksa edhe ky hotel po shkon drejt mbushjes së plotë të kapaitetit të tij.

Në anën tjetër duke parë ritmin e lartë të kthimit të shqiptarëve Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit duket se është duke kërkuar një hotel të ri akomodues që me shumë mundësi do të jetë po në Pogradec, kjo pasi asnjë prej hoteleve në Korçë nuk ka pranuar që të vihet në dispozicion të tyre.

Ndërkaq Bashkia e Pogradecit është e para bashki që ka marrë përsipër të mbulojë shpenzimet  ushqimit dhe akomodimit për shtetsait që janë të karantinuar në hotel në këtë qytet.

Ndërsa nuk dihet ende se si do të reagojnë bashkitë e tjera në lidhje me këtë fakt, pasi janë të shumtë ata emigrantë shqiptarë që kanë shprehur pamundësinë financiare për të mbuluar shpenzimet e akomodimit dhe të ushqimit në hotel për 14 ditët e karantinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *