Policia e Lezhës arrestoi këtë të martë një 35-vjeçar, i akuzuar për “Falsifikim monedhash” dhe “Mbajtje pa leje të lëndëve plasëse”.

 

Pas disa muajve hetime, uniformat blu finalizuan operacionin “Seria”, ku u prangos Mark Cumraku.

 

Efektivët ushtruan kontrollin në mjetin e tij tip “Benz”, ku gjetën 2.600 euro dhe 71.000 lekë të rinj të dyshuar të falsifikuar, si dhe një sasi lekësh të pafalsifikuar.

 

Ndërsa në dyqanin e marrë me qira, ai kishte fshehur një sasi tritoli.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *