Abuzimet me faturimin e energjisë elektrike kanë vënë në pranga një punonjës të OSHEE dhe pronarin e një hoteli në Lezhe.

 

Në njoftimin e OSHEE, shpërndarë për mediat thuhet se task forca e drejtorisë rajonale te Shkodrës ka konstatuar se lexuesi Gëzim M. ne bashkepunim me punonjes te tjere (nen hetim per ndarjen e pergjegjesive), faturonte me 340 leke ne muaj Hotel “Brilant” ne Shengjin, Lezhe.  Objekti, me kontrate ne pronesi te Mhill N. nuk faturohej pasi ishte manipuluar matesi, duke shkaktuar dem ne vlera disa milione leke”, thuhet në njoftimin e OSHEE.

 

Dosja me proceverbalin përkatës i është dorëzuar prokurorisë, për ndjekje penale, ndërsa ndaj shtetasve ka nisur procedim penal. Punonjësi është shkarkuar nga detyra kurse hotelit i është ndërprerë energjia elektrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *