Një shqiptar është gjetur I vdekur brenda në makinën e tij në rrugën që lidh Tolentinon me San Severinos në provincën e Maceratës në Itali.

Bëhet fjalë për shtetasin Alfons Kaja I cili jetonte ne këtë zonë. 33 vjecari u gjet pa jete brenda në makinën e tij në orën 04:30 të mengjësit të kësaj të hëne.

Makina ishte ne anë të rrugës dhe e padëmtuar cka I ka bërë hetuesit italianë të mendojne se nuk kemi të bëjmë me një aksident por ndoshta me ndonjë sulm në zemër që i ka sjellë vdekjen e menjehershme shqiptarit.

Pavarësisht se ai ud ërgua me ambulance në spital, ishte e kotë pasi Alfons Kaja kishte ndërruar jetë që në makinë. Trupi I tij u dërgua në morgun e Maceratës ku do ti bëhet edhe autopsia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *