Një 41-vjeçar që ishte i shpallur në kërkim u kap këtë të enjte.

 

Pogradecari dyshohet se ka qenë duke transportuar 32 kg kanabis drejt Maqedonisë së Veriut, duke përdorur kufirin jeshil.

 

Ai ishte shoferi i makinës me të cilën kryhej transport ii lëndës narkotike. Gjatë operacionit të policisë pesë muaj më parë, i arrestuari nuk ju bind urdhrit për të ndaluar.

 

Ai u largua me shpejtësi duke kryer manovra të rrezikshme që kanë rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë. Më pas këta shtetas kanë braktisur mjetin bashkë me lëndën narkotike dhe kanë tentuar të largohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *