Rastet e reja me koronavirus në Shqipëri vazhdojnë të shtohen. Ministria e Shëndetësisë raportoi këtë të premte për 319 të infektuar, numri më i lartë që nga fillmi i pandemisë.

 

Numri i pacientëve që kanë humbur betejën me koronavirusin është tre: një 72 vjeçare dhe 73 vjeçare nga Tirana, 81 vjeçare nga Berati, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ndërsa 90 qytetarë e kanë mposhtur sëmundjen.

 

Nga ana tjetër, situata në spitalet COVID sa vjen e rëndohet. Këtë të premte u raportua për 301 pacientë të shtruar. Prej tyre 15 janë në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

 

Nuk ka patur asnjëherë më parë kaq shumë të infektuar që kanë nevojë për trajtim spitalor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *