Subscribe

Një 31 vjecar humbi jetën paraditen e kësaj të shtunë si pasojë e një aksidenti rrugor në dalje të Tiranës, kur ikën për në Elbasan.

Shtetasi me iniciale B.M humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën në anë të rrugës.

Një përplasje e tillë bëri që drejtuesi I mjetit të humbasë jetën.

Rreth-rrotullimi në periferi të kryeqytetit I cili të nxjerr në Sauk, rrugës për në Elbasan apo për në ish aksin e vjeter të Krrabës është kthyer në një vatër aksidentesh shumë të rrezikshme.

Pak kohë më parë në të njëjtën vend një familje me tre persona u shua dhe një tjetër u plagos rëndë pasi makina hyri me shpejtësi të lartë në rreth-rrotullim dhe u përplas në të njëjtin vend.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *