Numri më i lartë i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri u shënua këtë të martë. Në 24 orët e fundit, janë kryer 1.407 testime, nga të cilët 301 kanë dalë pozitivë.

 

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, jetën e kanë humbur katër pacientë: një 56 vjeçare nga Fieri, një 60 vjeçare nga Lezha, një 69 vjeçare nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Korça.

 

Numri i qytetarëve të shëruar krahasuar me atë të të infektuarve ditorë është shumë më i ulët. Këtë të martë e kanë fituar betejën me virusin vetëm 58 qytetarë.

 

Ndërkohë, situata në dy spitalet COVID duket e qëndrueshme. Atje janë të shtruar 255 pacientë, 22 prej tyre në terapi intensive dhe pesë të intubuar. Në total, në Shqipëri janë konfirmuar 17.651 raste pozitive, 458 humbje jete dhe 10.225 të shëruar.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *