Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri i konsideron fjalimet e kryeministrit Edi Rama jo në përputhje me realitetin e shqiptarëve që nuk kanë mundësi ekonomike.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, ka publikuar një video, përmes së cilës paralelizon fjalët e kreut të qeverisë drejtuar shqiptarëve në këto ditë të vështira dhe rastin e një familjeje në varfëri.

 

Sipas Pampurit, kryeministri i injoron dhe nuk interesohet për “dhimbjen e një nëne që nuk ushqen dot fëmijët”.

 

“Fjalimet e Edi Ramës nuk kanë lidhje me realitetin e më të varfërve. Ai i injoron dhimbjet e një babai që nuk ka çfarë t’u japë fëmijëve. Nuk do t’ia dijë për dhimbjen e një nëne që nuk ushqen dot fëmijët. Përçmon lotët e një fëmije që nuk e ndjek dot shkollën online, sepse prindrit e tij janë të pamundur. 300 mijë shqiptarë jetojnë në të tilla kushte mbijetese, duke u ushqyer vetëm 1 herë në ditë. Deri tani nuk janë ndihmuar me asnjë qindarkë nga qeveria. Përgjigja e Edi Ramës per ta eshtë “bla bla bla”, shkruan ish-deputetja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *