Subscribe

Ekspertët dhe studiuesit janë shprehur skeptikë dhe kanë kërkuar ndryshime sa i takon projekt-vendimit të propozuar nga ministria e Brendshme për minoritetet.

Në një takim të zhvilluar me ministrin Lleshaj, ata kanë kundërshtuar këtë projektvendim duke thënë se ka gabime të mëdha.

Pas këtij takimi, studiuesi Përparim Kabo tha se iniciativa duhet amenduar sepse ka ngatërresë mes pakicave kombëtare dhe atyre etno-kulturore.

Sa i takon firmave të 300 personave per tu shpallur një minoritet në Shqipëri, profesor Kabo thote se këto duhet të bazohen në kriteret objektive për minoritetet.

Edhe studiuesja Elena Kocaqi tregon se cilat janë kriteret për të përfituar statusin e minoritetit.

Pro këtij projektvendimi është shprehur minoriteti grek në Shqipëri.

Madje mes tyre dhe studiuesve ka patur edhe debate në tryezën e diskutimit.

Projektvendimi i ministrisë së Brendshme qe po diskutohet në qeveri, parashikon se mbledhja e 300 firmave mund tu krijojë mundësinë një grupimi për tu shpallë minoritet në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *