Shefi i Kombeve të Bashkura, Antonio Guterres, ka thënë se është i shumë i “pikëlluar”, pas lajmit se kontrabandistët i kanë hedhur rreth 300 emigrantë në ujërat e bregdetit në Jemen, në dy incidente, gjatë dy ditëve të fundit.

 

Të paktën 56 emigrantë janë gjetur duke luftuar me vdekjen në këtë incident, derisa dhjetëra të tjerë janë ende të zhdukur. Kontrabandistët, pas zbulimit të anijeve, i kanë hedhur nga varkat e tyre në ujë, rreth 180 emigrantë nga Etiopia dhe Somalia, gjatë ditës së enjte, një ditë para se të bënin të njëjtën gjë edhe me 120 persona të tjerë.

 

Shumica e emigrantëve kanë qenë të rinj, që po kërkonin punë në vendet e Gjirit Arab.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *