30 vjet më parë qindra të rinj u mblodhën në sheshin e Qytetit Studenti, për të nisur atë lëvizje që më pas do të sillte rrëzimin e një prej sistemeve më të ashpra diktatoriale.

E në kujtim të asaj dite, drejtuesit më të lartë të Partisë Demokratike vendosën kurora lulesh në vendin ku sot qëndron bust i liderit të Lëvizjes së Dhjetorit, Azem Hajdari.

Më pas Lulzim Basha mori pjesë në një takim virtual të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ku u shpreh se si gjithnjë në historinë e Shqipërisë, edhe tani fati i vendit është në dorën e të rinjve

 

Lulzim Basha

E di qe shume prej jush jeni te mërzitur, te deshperuar por e ndiej qe mezi po prisni ndryshimin dhe ky ndryshim, njesoj si 30 vite me pare do te kete firmen dhe vulen tuaj, ndryshimi qe po vjen do te kete firmen dhe vulen e rinise shqiptare.

 

E për të dëshmuar se edhe në politikë duhet të vijnë fytyra të reja Basha bëri një zotim

 

 

Lulzim Basha

Si kryeminister, nje nder objektivat e mi kryesor do te jete kufizimi ne vetem 2 mandate i postit te kryeministrit. Une jam i bindur se per te kthyer besimin e njerëzve tek politika si nje instrument qe permireson jeten e njerëzve, duhet zevendesuar politika si burim privilegjesh dhe duhet ti lehtësohet rruga brezit te ri per te marre ne dore fatet e vendit.

 

Ditën e Rinisë e përkujtoi dhe Presidenti Ilir Meta, i cili duke përkujtuar të gjithë studentët, bëri dhe një apel. KOHA PËR RESTART! Për rivendosjen e Demokracisë dhe Llogaridhënies! Për ta bërë Shqipërinë, si gjithë Europa!Unë besoj shumë në shpirtin energjik të të rinjve të Shqipërisë dhe në fuqinë e aftësive të tyre për ta  Për të guxuar! Për t’u bashkuar! Që Rinia të marrë në dorë fatet e saj dhe të mbarë vendit! Nëse jo Rinia, kush tjetër? Nëse jo sot, kur? DO T’IA

 

DALIM ME SUKSES SEPSE NUK KEMI RRUGË TJETËR!” – shkruan Meta.

 

Edi Rama, ka zgjedhur të postoi një foto të tijën gjatë atyre ditëve, duke nënvizuar se 30 vjet janë shumë në rrugën e një njeriu, por jo edhe aq në rrugën e historisë së një “Vite të jashtëzakonshme në jetën e shoqërisë sonë dhe një privilegj i jashtëzakonshëm të qenurit pjesë aktive e përpjekjeve përgjatë kësaj rruge, së bashku me nderin e madh të udhëheqjes së vendit në 7 vitet e fundit, pavarësisht thinjave të shtuara me një shpejtësi marramendëse në këto vite. “ – mbyllet postimi i kryeministrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *