Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë 2-ditore në Itali, në përkujtim të 30-vjetorit të eksodit shqiptar të 6 marsit 1991.

Në fjalën e tij, ministri italian i Jashtëm Luigi Di Maio u shpreh se fillimi i viteve 1990 ishte një periudhë ndryshimesh dramatike për Shqipërinë. Ai tha se pas 30 vitesh, është koha të kujtojmë së bashku ato ditë që sollën në brigjet e Italisë 25 mijë shqiptarë.

“Shembja e asaj që kishte mbetur nga regjimi komunist dhe ekonomia e dobët i shtyu mijëra shqiptarë, veçanërisht të rinjtë dhe më të arsimuarit, të largoheshin, të emigronin dhe të fitonin lirinë që iu ishte mohuar për shumë kohë”, tha Di Maio.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama tha se shqiptarët nuk do ta harrojnë ndihmën dhe bujarinë italiane. Sipas tij, momentet e vështira vunë në provë miqësinë e vërtetë.

“Në këto 30 vite ndodhën shumë gjëra por ishte shumë e madhe bujaria e Italisë. Kjo periudhë e historisë sonë nuk do të harrohet kurrë. Uroj që ju të mos keni nevojë kurrë për ne por sa herë të keni nevojë ne do të jemi aty për ju. Gjysmë milioni shqiptarë janë sot në Itali dhe kontribuojnë çdo ditë në këtë shtet. Në këtë moment dua t’ju them faleminderit që hapët dyert për të pritur të panjohurit që ishin shumë ndryshe dhe mund të fusnin frikën, por në fund nuk fitoi urrejtja, por zemërgjerësia e italianëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *