Subscribe

Opozita do te nise protestat kunder qeverise si forma e pare e reagimit kunder prishjes se Teatrit Kombetar. Pergjate gjithe paradites, kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar takime me kryetaret e partive aleate per te percaktuar aksionin e opozites ne kete situate dhe njezeri koalicioni ka vendosur per tubime pa nderprerje kunder kesaj mazhorance.

Lideri i opozites, Basha iu beri thirrje qytetareve qe te gjithe revolten ta kthejne ne vote kunder kesaj qeverie dhe pavaresisht tensionit te dites se sotme, Basha ka theksuar se rotacioni do te ndodhe me zgjedhje

Ne 17 majin e vitit 2017, Basha firmosi marreveshjen e pare te madhe me kryeministrin Edi Rama, date qe kryetari i demokrateve nuk e ka harruar as sot kur perplasja mes tij dhe Rames duke me e forte se asnjehere me pare.

“Si sot tre vjet më parë unë u ula me këtë njeri, me shpresën dhe besimin se forcat politike në vend mund të arrinin një marrëveshje në të mirë të popullit, në të mirë të unitetit të kombit dhe për të garantuar një proces të lirë zgjedhor. Koha tregoi shumë shpejt se u gabova.  Dua të garantoj sot shqiptarët se ky gabim nuk do të përsëritet më kurrë! Se opozita është e vendosur për të ndërmarrë të gjitha hapat demokratikë, por të vendosur për largimin një orë e më parë të së keqes së shqiptarëve, të së keqes së Shqipërisë, të së keqes së fëmijëve tuaj që është Edi Rama.”

Edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i ka bere thirrje qytetareve te bashkohen per te rrezuar kete qeveri.

Protesta e fundit e madhe e opozites ka qene ne 8 korrikun e vitit 2019 pas zgjedhjeve lokale. Dhe nga sot duket se aksioni kryesor i saj do te jene tubimet kunder qeverise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *