Pas ambasadës amerikanë, edhe kryeministri Rama ka kujtuar 3 vjetorin e miratimin në parlament të ndryshimeve kushtetuese që I hapën rrugë nisjes së punës për reformen në drejtësi.

Nëpërmjet një postimi në tëitter, kreu i qeverisë shkruan se 3 vite nga nisja e punës për këtë reforme, mjafton të shohesh e të dëgjosh armiqtë e kësaj reforme për të kuptuar sesa e drejtë dhe jetike është “Drejtësia e re” për Shqipërinë Europiane.

Rama shton se është krenar për PS që ka kontribuar për reformen në drejtësi e më pas shpreh mirënjohje për partnere dhe miqtë e Shqiperisë në këtë beteje për të ardhmen.

Indirekt, nje reagim ky i Ramës që është përgjigje në distancë për Presidentin Meta i cili kohet e fundit ka sulmuar reformën në drejtësi duke e quajtur “Ramaforma”.

 

 

3 vjet nga votimi i ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi,mjafton të shohësh e të dëgjosh armiqtë e saj, për të kuptuar se sa e drejtë dhe jetike është ajo për Shqipërinë Europiane. Krenar për PS dhe mirënjohës për miqtë e partnerët në këtë betejë për të ardhmen.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *