Ndryshe nga e enjtja, kur nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi, këtë të premte Ministria e Shëndetësisë raportoi për tre të vdekur. Një 71-vjeçar nga Divjaka, një 79 vjeçar nga Korça dhe një 83-vjeçar nga Gramshi humbën jetën pasi u infektuan.

 

Të tre të moshuarit vuanin edhe nga sëmundje të tjera. Numri total i viktimave në Shqipëri ka shkuar në 373.

 

Në orët e fundit, janë konfirmuar pozitivë 124 persona, të cilët u identifikuan mes 808 qytetarëve të dyshuar. Gjithsej, Shqipëria numëron 13.045 të infektuar.

 

Nga ana tjetër, këtë të premte u raportua edhe për 70 qytetarë të shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 7.309.

 

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacient janë të intubuar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *