Tre qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga COVID, ndërsa janë regjistruar 51 raste të reja, nga 1,995 testime të kryera.

 

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Devoll, Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Fier, Elbasan, nga 2 raste në Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër, nga 1 rast në Durrës, Kavajë, Përmet, Selenicë, Skrapar, Këlcyrë.”

 

Ndërkohë, janë shëruar 834 qytetarë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

 

Personat që nuk e fituan dot betejën me virusin ishin nga Tirana, Shkodra dhe Fieri, të moshave 62-77 vjeç.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          13723

Fier               720

Shkodër       375

Durrës         250

Korçë          251

Gjirokastër  246

Vlorë           235

Elbasan       129

Dibër           100

Kukës           98

Berat          90

Lezhë         82

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *