Me rastin e 108 vjetorit të shpalles së Pavarësisë, presidenti ilir Meta ka marrë një mesazh urimi nga homologu i tij rus, Vladimir Putin.

 

Putin shkruan se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t’iu përgjigjej interesave të popujve të dy vendeve dhe gjithë kontinentit Evropian.

 

“I nderuar zoti President, Pranoni urimet e sinqerta me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Jam i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t’u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona dhe tërë kontinentit Evropian. Ju uroj shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkatdhetarëve tuaj – lumturi dhe prosperitet. Me respekt, Vladimir Putin”, thuhet në mesazhin për Metën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *