Drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në PD, Dorian Teliti shprehet se qeverisë i ka dalë situata jashtë kontrollit.

Në një postim në “Facebook”, Teliti shkruan se qeveria parashikon qe të ardhurat mesatare per fryme ne vitin 2020 priten te bien me 5.7%, ose me rreth “270 euro me pak per çdo shqiptar”, ndërsa thekson se plani i opozitës është që të ndërhyjë me emergjencë në ekonominë e vendit pas ardhjes në qeveri. 

“Ekonomia ne zgrip, Qeverise i ka dale situata jashte kontrollit.Te paret per taksat me te larta. Te paret per korrupsionin endemik te strukturave shteterore. Te paret dhe te vetmit qe brastisem ekonomine. Vete Qeveria parashikon qe te ardhurat mesatare per fryme ne vitin 2020 priten te bien me 5.7%, ose me rreth 270 euro me pak per çdo shqiptar. COVID 19 nxori teresisht zbuluar paaftesine e qeverise per te menaxhuar situaten ekonomike, braktisjen qe i beri qytetareve dhe bizneseve, te gjithe e shohim qartesisht humneren ku na ka zhytur. Sipas te dhenave zyrtare humbja totale e te ardhurave vleresohet te arrije te pakten 770 milione euro. Asnjehere me pare, as ne vitet e krizes boterore ekonomike 2008, Shqiperia nuk ka shenuar nje rekord te tille ne renie, e kjo lidhet kryesisht me mungesen e vizionit dhe menaxhimin e keq te taksave & parave te shqiptareve nga Qeveria.”

Teli akuzon qeverinë se në 7 vjet mbeti ne nivelin e premtimeve elektorale propagandistike, duke i zhytur shqiptaret gjithnje e me shume ne varferi te skajshme. Ndërkohë, paralajmëroi qeverinë aktuale se  do të ndëshkohet me votë dhe do të japë llogari.

“Kjo situate ka deshperuar te madh e te vogel, te ri e te moshuar. Nxjerrja e vendit nga ky batak ekonomik qe po u merr frymen shqiptareve nuk eshte i lehte por nuk eshte as i pamundur. Partia Demokratike e ka kete mision te qeverisjes se saj dhe ne platformen tone shqiptaret do te trajtohen si qytetare te denje te ketij vendi dhe me mundesi te barabarta. Qeveria e oborrtareve do te jape llogari bashke me miqte oligarke dhe parate e shqiptareve do tu kthehen mbrapsht atyre. Cdo PPP korruptiv dhe cdo para e cuar padrejtesisht ne xhepat e oligarkeve do te kthehet ne investim per nje jete me te mire per shqiptaret, qe te rrine ne Shqiperi dhe jo me syte nga bota. Kjo nderhyrje ne ekonomine e vendit eshte emergjence e ne do ta kryejme nje ore e me pare, bashke me shqiptaret qe do te ndeshkojne shume shpejt me vote qeverine e babezitur qe ka pervetesuar gjithcka, ne tafmane e saj per te marre cdo gje. Por sic populli thote…tafmaja madhe te le pa gje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *