Automjeti tip Benz që po udhëtonte nga qyteti i Kuçovës në drejtim të Spitalit Rajonal Berat ka devijuar nga rruga dhe është përplasur disa herë me trafikndarëset dhe me pas një automjet tip kamionçinë që po qarkullonte përpara tij. Vetëm pas përplasjes me kamionçinën, më në fund Benzi ka ulur shpejtësinë dhe ka ndaluar dhe fatmirësisht at e bir kanë dalë nga mjeti pa u lënduar.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë rrugore,që kanë bërë edhe kqyrjen e vendngjarjes. Burimet policore në vendngjarje bëjnë me dije se mjeti tip Benz ishte i pajisur me leje për të shkuar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku babai i shoferit 26-vjeçar do të kryente një vizitë.

Të njëjtat burime konfirmojnë se drejtuesi i mjetit nuk kishte konsumuar alkool por ishte duke qarkulluar me shpejtësi jashtë normave të lejuara. Ndaj tij u ndërmorën masat ndëshkuese me gjobë nga ana e policisë rrugore për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *