Kosova përkujton sot masakrën e Recakut, ngjarje e cila i hapi rrugën bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë.
25 vite pas 15 janarit të ‘99-ës kur forcat ushtarake dhe paraushtarake serbe vranë 45 civilë të Kosovës, krerët e shtetit mbërritën në Shtimë për të bere homazhe dhe për të vijuar thirrjet për drejtësi.
Lexo edhe :
Related Posts
Gjatë fjalës së saj presidentja e vendit Vjosa Osmani falenderoi Ëilliam Ëalker ambasadori i OSBE në Kosovë gjatë kohës së masakrës i cili u bë zëri i viktimave në komunitetin ndërkombëtar.
“Mirënjohje e thellë për ambasaorin gjatë kohës së luftës por edhe për punën që ka bërë këto 25 vite, në një kohë që regjimi i Vucicit e mohon dhe arreston ata që vendosin lule mbi varret e fëmijëve të vrarë gjatë luftës”
Vetë Walker i pranishëm në ceremoninë përkujtimore tha se banorët Reçakut sakrifikuan që të kenë sot sot Republikën e Kosovës.
“Për mua është shumë emocionuese, shpresoj që është një eksperience emocionuese për të gjithë njerëzit të cilët jetojnë tani në Republikën e Kosovës e cila është një histori e mrekullueshme për të cilën njerëzit e këtij fshati, fatkeqësisht u desh të sakrifikonin. Por ju ken i tani një republikë, president, kryeministër si dhe një demokraci plotësisht funksionale jam thjeshtë shumë krenar të jem këtu.
Kryeministri Kurti gjithashtu falenderoi ambasadorin ndërsa ktheu në vëmendje ngjarjet e 25 viteve më parë.
“varrimi ndodhi vetëm katër javë më vonë sepse ka pasur luftë për kufomat, i kemi edhe 11 ushtarë të rënë për mbrojtjen e trupave të masakruar dhe ato katër javë tregojnë që Serbia të deformojë të vërtëtën dhe prndj po e theksoj rëndësinë e të vërtetës nga mendja e ambasadorit Walker të cilit i jemi përjetë mirënjohës.
Edhe sot, 25 vite pas masakrës, Serbia mohon të ketë kryer gjenocid dhe krime kundër njerëzimit në Recak.