Rreth 25 persona kanë humbur jetën brenda disa ditësh në Turqi, ndërsa rreth 20 të tjerë janë shtruar në spital. Shkak dyshohet se është bërë konsumimi i alkoolit të falsifikuar në disa provinca të vendit.

 

Prodhimi klandestin në Turqi është rritur me shpërthimin e taksave mbi pijet alkoolike.

 

Autoritetet kanë nisur një operacion mbarëkombëtar për të goditur prodhimin e paligjshëm të alkoolit, duke bastisur rreth 300 vende, ku kanë sekuestruar mijëra litra alkool të falsifikuar.

 

Rakia, pija alkoolike kombëtare, kushton rreth 250 lira turke (rreth 15 euro) për litër në supermarket, ose gati një e dhjeta e pagës minimale neto mujore (2,825 paund).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *