Ministria e Shëndetësisë e nis raportimin e përditshëm të rasteve të reja me COVID me një apel për të gjithë qytetarët që nuk janë vaksinuar ende.

 

“Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.”

 

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 3,762 testime të kryera, 25 qytetarë kanë dalë pozitivë me koronavirus. Ndërkohë, në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë, ndërsa janë shëruar 13 qytetarë.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 169
Elbasan 59
Lezhë 35
Shkodër 33
Vlorë 32
Kukës 31
Fier 24
Berat 22
Korçë 12
Durrës 10
Gjirokastër 6

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *