Subscribe

23 emigrantë shqiptarë vijojnë të jenë të bllokuar në zonën neutrale mes Greqisë e Shqipërisë, në Kapshticë.

 

15 prej tyre kanë mbetur të bllokuar prej të premtes, ndërsa 8 të tjerët kishin kaluar kufirin grek gjate kesaj te merkure.

 

Burimet bëjnë me dije se 18 prej emigrantëve të bllokuar janë të pajisur me dokumente greke dhe për këtë arsye policia kufitare u ka dhënë dy mundësi: ose të kthehen në banesat e tyre në Greqi ose të pajisen me leje të posaçme në konsullatë për të kaluar kufirin. Ndërkohë për 5 emigrantët e tjerë që nuk janë rezident, do të lejohet të kalojnë kufirin në përputhje me masat e vendosura nga qeveria.

 

Ata do të dërgohen në hotelin në periferi të qytetit të korçës ku janë akomoduar dhe 37 emigrantët e tjerë, dhe do të qëndrojnë në karantimim me shpenzimet e tyre për 14 ditë. Prej 31 marsit, kur autoritetet vendosën të mbyllin kufijtë, mbi 100 emigrantë kanë mbetur të bllokuar për ditë të tëra në dy pikat kufitare, atë të Kapshticës dhe Kakavijës.

 

Rasti më i fundit ka qenë ai i 37 emigrantëve në pikën doganore të Kapshticës, të cilët pas vetëm pesë ditësh u lejuan që të kalonin në territorin shqiptar, pavarësisht problemeve shëndetësore që shfaqën. Emigrantët u transportuan me autobus mbrëmjen e tw martës ndwrsa po mbahen nën mbikëqyrjen e uniformave blu. Ata do të largohen drejt banesave tw tyre pas vetëm 14 ditësh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *